La casa editrice Lena Graphic ha pubblicato in questi giorni il libro "Vitet e krenarise kombetare" di Florim Zeqa, tradotto in italiano "Gli anni dell’orgoglio nazionale". L’opera è una sintesi delle memorie e delle esperienze personali dell’autore, in particolare della sua attività politica e patriottica degli anni ’90.
Il libro, a copertina rigida, è composto da 168 pagine, suddivise in nove capitoli, ed è illustrato con 22 fotografie a colori. Si apre con due brillanti recensioni dei curatori Attilio Miani (giornalista - Dir.Resp. dell’International Web Post) e Selman Etemi, ed è tradotto dal ricercatore di scienze geopolitiche Berat Zeqa.
I principali eventi narrati hanno a che fare con le attività al Forum giovanile di Ldk, gli anni di insegnamento nella scuola elementare "Azem Bejta" a Grabanica e la resistenza di Bokshiq del 1993, ma ci sono anche molti eventi e sviluppi risalenti al periodo compreso tra il 1989 e il 1995.
"Gli anni dell’orgoglio nazionale", tradotto in italiano, arriva dopo la sua versione in lingua albanese e altri quattro libri pubblicati dall’autore Florim Zeqa: "Il riconoscimento postumo", "Il richiamo dell’anima", "Gli illusionisti dello speciale" e "La dissoluzione dei valori".
Florim Zeqa realizza articoli giornalistici dalla seconda metà del 2010. Finora ha prodotto oltre 1000 pezzi d’autore e circa 1300 opinioni di attualità politica, pubblicate su giornali e portali albanesi di diversi territori e nella diaspora, nonché sul nostro quotidiano.
Il libro "Gli anni dell’orgoglio nazionale" sarà distribuito in tutte le biblioteche delle principali città italiane e sarà devoluto a personalità di spicco italiane e internazionali che temporaneamente soggiornano in Italia.
Doli nga shtypi libri në gjuhën italiane i autorit Florim Zeqa “GLI ANNI DELL’ORGOGLIO NAZIONALE” (VITET E KRENARISË KOMBËTARE)
“GLI ANNI DELL’ORGOGLIO NAZIONALE”, një margaritar i munguar në gjuhën italiane!
Këto ditë shtëpia botuese Lena Graphic e nxori nga shtypi librin “Vitet e krenarisë kombëtare” të autorit Florim Zeqa, të përkthyer në gjuhën italiane “GLI ANNI DELL’ORGOGLIO NAZIONALE”. Libri është përmbledhje e kujtimeve dhe përjetimeve personale të autorit nga aktiviteti i tij politik dhe atdhetar i viteve të ’90-ta.
Libri është me lidhje të fortë dhe i ka 168 faqe, ka nëntë kapituj me gjithsejtë tridhjetë nëntituj si dhe është i ilustruar me 22 fotografi me ngjyra.
Libri fillon me dy recensione briliante të redaktorëve Attilio Miani dhe Selman Etemi.
Libri është i përkthyer nga studiuesi i shkencave gjeopolitike, Berat Zeqa.
Ngjarjet më dominante të këtij libri janë aktivitetet e Forumit Rinor të LDK-së, vitet e mësimdhënjes në shkollën fillore “Azem Bejta” në Grabanicë dhe Rezistenca e Bokshiqit e vitit 1993, por nuk mungojnë as ngjarje dhe zhvillime të shumta përgjatë viteve 1989-1995.
Libri i përkthyer në gjuhën italiane “GLI ANNI DELL’ORGOGLIO NAZIONALE ” i autorit Florim Zeqa vjen pas pesë librave të botuar në gjuhën shqipe; “NJOHJA E VONUAR”, “THIRRJE NGA SHPIRTI”, “ILUZIONISTËT E SPECIALES”, “VITET E KRENARISË KOMBËTARE” dhe “KATANDISJA E VLERAVE” .
Florim Zeqa me shkrime gazetareske dhe publicistikë ka filluar në gjysmën e dytë të vitit 2010. Deri më tani i ka të botuara mbi 1000 shkrime autoriale dhe rreth 1300 prononcime për aktualitetin politik, të botuara në gazetat dhe portalet shqiptare gjithandej trojeve etnike dhe në diasporë.
Poashtu nuk i mungojnë as shkrimet në gazetat italiane, ku deri më tani i ka të botuara rreth 30 shkrime dhe intervista në gazetën “INTERNATIONAL WEB POST”, me mundësi përkthimi në pothuajse të gjitha gjuhët e botës.
Libri “GLI ANNI DELL’ORGOGLIO NAZIONALE” do të shpërndahet nëpër të gjitha bibliotekat e qyteteve më të mëdha italiane si dhe do t’iu dhurohet personaliteteve të shquara italiane dhe atyre botërore me qëndrim të përkohshëm në Itali.