LA QUARANTENA, TEMPO DI RIFLESSIONE ED AUTO-ANALISI

Alcune considerazioni sui tempi che corrono (con traduzione in lingua albanese)

1585206724TIRANA_ALBANIA_Kristian_Zara.jpg

Oggi, come al solito, sono seduto nel mio studio e guardo fuori. Le luci e le ombre sono le stesse di sempre: il sole prosegue incessante con il suo ciclo, si leva al mattino e all’orizzonte tramonta. Ma nella strada su cui i miei occhi sono soliti posarsi, la vita è tramontata da giorni. Un fragile silenzio regna sulla via, che si allarga ovunque. Così come l’uomo, anche gli edifici e gli alberi sono sottomessi alla paura.

Ogni notte raccontavo al silenzio della mia angoscia. Ma in questi giorni di auto-isolamento la tranquillità passa prima, infusa di amarezza. Per un momento chiudo gli occhi, poi li apro e guardo di nuovo fuori. Lancio il mio sguardo verso l’alto, dove il cielo libero e illimitato serpeggia maestosamente, infondendomi coraggio.

cms_16730/0.jpg

CORAGGIO! Non è la prima volta, ma nemmeno l’ultima, che l’umanità attraversa tali difficoltà. Difficoltà che rivelano la nostra forza e debolezza, saggezza e idiozia. Ostacoli creati dall’uomo stesso e dalla sua ignoranza. Come tutti sappiamo, nessun paese sfugge a questa situazione disastrosa che si chiama COVID-19. Nemmeno la mia amata Albania, perché il mondo è uno solo e questo virus, come qualsiasi altro disastro, non conosce confini. Una condizione che mette in ginocchio tutti, giovani e vecchi, buoni e cattivi.

cms_16730/Foto_1.jpg

L’emergenza si sta diffondendo ormai in tutta l’Albania, un Paese che purtroppo non è gestito nel migliore dei modi, e che in questi giorni è in preda alla confusione sia istituzionale che sociale. Da più di una settimana si sta osservando il coprifuoco. Il sistema sanitario è del tutto impreparato rispetto alla situazione che si sta prospettando, per cui un’impennata dei contagi metterebbe in ginocchio il paese.

La popolazione viene informata sulla difficile situazione solo attraverso video pre-registrati, senza interviste giornalistiche vere e proprie. L’informazione risulta poco convincente e i governanti sembrano voler sfuggire da ogni responsabilità. Ma l’Albania ha bisogno di altro, ha bisogno di sicurezza. Qui mancano molte cose, da troppo tempo. Occorre preparare psicologicamente i cittiadini ad una potenziale emergenza, e far fronte alle loro paure. Purtroppo, senza un’adeguata sensibilizzazione, la gente continua ad accalcarsi negli orari programmati per fare la spesa.

Nella mia amata Albania, una fetta di popolazione è da lungo tempo dimenticata, rimanendo isolata e senza cibo. Il mio è un Paese che non ha mai avuto l’opportunità di evolvere in conoscenza e consapevolezza. Il coprifuoco è l’unica soluzione percorribile, ma ahimé la paura non piò estinguersi solo infondendo ulteriore paura. Allo stesso tempo, non riuscire a prendersi cura di buona parte della nostra società crea frustrazione.

cms_16730/Foto_2.jpg

Tuttavia, questo non è solo tempo per il dolore e la paura, né per l’analisi e la critica del mondo esterno. È anche il momento dell’autocritica e della riflessione. Il Covid-19 ha portato anche questo messaggio in tutto il mondo: è tempo di meditare! Nel Taoismo, la vita che conduciamo è descritta come una realtà di ipnosi. Un’ipnosi che dobbiamo lasciar andare e che deve far risvegliare l’uomo dentro di noi. È un momento in cui occorre necessariamente immergersi nel proprio io. Occorre riflettere sulla paura e capirla anziché negarla, trasformandola in conoscenza.Meditare sulla calma di cui si parlava poc’anzi, e adottarla. Questo processo aiuterà a mantenere un sano equilibrio mentale, a riemergere più forti da questo isolamento. E mai, non dimenticare mai di guardare fuori, verso il cielo, che infonde tanto coraggio. CORAGGIO!!

cms_16730/Foto_3.jpgNË KOHËN E KARANTINËS, NGA BRENDA-JASHTË VËSHTROJ Sot, si përhera i ulur brenda në studion time dhe jashtë vështroj. Drita dhe hijet janë të njëjta si gjitmon sepse dielli linjën e tij vazhdon, ai lind e tej-për-tej në horizont përsëri perëndon. Por mbi rrugën ku sytë e mi janë mësuar të vështrojnë jeta ka ditë që më herët perëndon. Mbi rrugë një qetësi e brishtë e mbulon e cila shtrihet gjithë-kund. Sikurse njeriu, po ashtu pemë e ndërtesa i janë nënshtruar urdhërit të frikës. Me qetësinë, isha mësuar që të takohesha çdo mesnatë, ti rrëfej dhe frikën t’ime. Por, këto ditë nën vetë-izolim qetësia troket më herët, e mbarsur me hidhërim. Në një çast i mbyll sytë e vetë-mendoj, më pas i çel ato dhe jashtë vështroj përsëri. Hedh shkimin t’im atje tutje në lartësi. Atje ku qiell-i lirë dhe pa kufi gjarpëron me madhështi duke më folur gjithmon për guxim. GUXIM! Nuk është herë e parë por as e fundit që njerëzimi kalon kësisoj vështirësi. Vështirësi që nxjerrin në sipërfaqe forcën dhe dobësinë, mençurinë dhe idiotësinë tonë. Më të shumtat nga vetë njeriu dhe të krijuara në padituri. Siç e dini të gjithë, asnjë shtet nuk i shpëton kësaj situate me virusin. As edhe Shqipëria ime e dashur sepse e gjithë bota është një dhe ky virus siç çdo tjeter fatkeqësi nuk njeh as emër e as kufi. Një gjendje që po gjunjëzon të gjithë, të vegjël e të rritur, të mirë e katil. Po kështu kjo situatë ka kredhur prej ditësh mbarë Shqipërinë. Një Shqipëri e cila fatkeqësisht (apo me dashje) është drejtuar nga të babëzitur, dhe këto ditë është kapur në huti si nga ana insitucionale por edhe shoqërore. Këta të babëzitur e vurën në paterica Shqipërinë. Këtu më shumë se një javë mbizotëron shtetrrethimi. I vetmi mekanizëm që izolon shqiptarët sepse nga ana e orareve eksperimentet janë bërë pothuajse çdo tre ditë. Kjo gjë vjen për shkakë se shoqëria shqiptare (nga të dyja anët, popull dhe qeveri) ka investuar djersë e pasuri në ngritjen e individëve të caktuar dhe ky shpenzim ka vite që bëhet. Ndërkohë, kaq vite që shëndetësia është e pafuqishme, sot një virus si ky e ka gjunjëzuar tërësisht. Këtu populli njoftohet për gjendjen e rëndë nga përfaqësuesit e shëndetësisë me anë të vidiove të regjistruara pa gazetar, pa pyetës por vetëm folës. Informacioni është shumë pak bindës dhe fjalët lëpijnë gjuhën e shtetarëve, sepse në letër edhe faktet janë arratisur. Si mundet të qetësohemi kështu?! Këtu flitet si-në-për përralla me zërin e gjyshit të madh i cili nuk lë ditë pa u shfaqur me këshillat e tij. Por Shqipërisë i nevojiten të tjera, ka nevojë për siguri. Këtu mungojnë shumë gjëra, kanë kohë që mungojnë. Një nga ato që sot do të mbante ngritur psikologjikisht njerëzit do ishte parapërgatitja mendore për të përballuar këto llojë frikësish si Covid-19. Por, as kjo nuk ekziston. Mjafton të shikosh ç’ndodh kur njerëzit dalin në orarin e lejuar për të bërë pazaret. Madje edhe më keq! Në Shqipërinë e dashur ka shumë njerëz të cilët janë lënë prej kohësh në harresë. Ata të cilët të mënjanuar kanë mbetur të izoluar dhe pa ushqim. Vetëm në një pikë do të vlerësoj këtë qeveri. Nuk e mohoj! Tek një popull që kurrë nuk i dhe mundësinë të evolojë në dije dhe ndërgjegjësim, shtetrrethimi funksionon gjithmon. Por; a shuhet frika me frikë? Gjithashtu, edhe moskoçarja e një pjesë të mirë të shoqërisë sonë të krijon marrje-mendsh. Gjithësesi, kjo nuk është kohë vetëm për dhimbje dhe frikë, as vetëm për analizë e kritikë ndaj botës jashtë vetëvetes. Gjithashtu, kjo është kohë për kritikë dhe reflektim brenda vetëvetes. Covid-19 ka sjellur me vete edhe këtë mesazh për të gjithë botën; kohë për meditim! Në Tao-izëm jeta që ne bëjmë përshkruhet si një realitet hipnozash. Një hipnozë që duhet ta lëmë të largohet dhe të zgjojmë njeriun brenda nesh. Është koha ku njeriu domosdoshmërisht duhet të zhytet brenda vetes dhe të meditoj gjërë. Kush është, dhe çka ka ndodhur që erdhi deri në këtë pikë! Sot, gjithashtu njeriu duhet të reflektojë mbi frikën, ta kuptojë dhe jo ta mposhtë atë. Frika nuk mposhtet por shndërrohet në dituri. Drejt diturisë duhet njeriu të udhëtojë. Të meditojë mbi atë qetësi që përmeda në fillim, dhe ta përvetësojë atë gjithashtu. Ky proçes do ta ndihmojë të ruaj ekuilibrin e shendetshëm mendor dhe të dal më i fortë nga ky izolim. Dhe, kurrë o njeri! Kurrë mos harro të vështrosh jashtë, atje lart në qiellin e hapur ku flitet vetëm për guxim. GUXIM!!

Kristian Zara

Tags:

Lascia un commento



<<Pagina Precedente | Stampa | Torna Su


Meteo


News by ADNkronos


Politica by ADNkronos


Salute by ADNkronos


App